Report TV - Vëzhgim në sallën operative të Policisë së Tiranës, ja risitë që sjell

  • 8 years ago
Shërbimi Unik i numrit 112, i cili ka zëvendësuar numrat e emrgjencës, 125, 126, 127, 128, 129, ka trefishuar thirrjet në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Njëkohësisht mbledhja e numrave të emergjencës në një numër të vetëm, ka thjeshtuar qytetarëve mundësinë për të njoftuar shërbimet përkatëse në rast të kërkimit të ndihmës.

Shefi i Sallës Operative të Drejtorisë së Tiranës, rrëfen për Report Tv, funksionimin numri unik 112.

Po ashtu sipas tij nëpërmjet menaxhimit të thirrjeve telefonike nëpërmjet sistemit të ri të numrit unik, thirrjet transferohen sipas llojit të emergjencës që kanë.

Sistemi i kamerave të trupit i mundëson sallës operative të kontrollojë veprimet e patrullave të policisë. Sistemi është i lidhur me një server që ruan pamjet në një afat një mujor. Ky sistem është i integruar me sistemin satelitor GPS, që identifikon vendodhjen e patrullës.

Salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë të shkrihen sallat e drejtimit në komisariate, duke i transferuar ato në Drejtorinë e Tiranës. Aty monitorohen dhe drejtohen shërbimet e komisariateve të Tiranës, policisë rrugore njësive shqiponja, si dhe komisariatit dixhital.

Recommended