Perplasje mes linjave te autobuseve Shqiperi-Kosove

  • 5 years ago
Admir Jahelezi nga Tropoja, administrator i linjës së autobusëve ?Papi Mers? ka dorëzuar ankesë në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë. Ai pretendon se po dëmtohet biznesi i tij, nga dy agjenci turistike nga Shqipëria, në linjën Tiranë-Bajram Curr.

Ai thotë se është i pajisur me dy licenca për linjat nga Tiranë-Gjakovë dhe Bajram Curri-Gjakovë, ndërsa ata të cilët nuk paguajnë taksa dhe janë vetëm transit, i marrin udhëtarët nëpër Kosovë me gjysmë çmimi. Thotë se ankesat e tij po hasin në vesh të shurdhër.

Në Ministrinë e Infrastrukturës e pranojnë se dy operatorët tjerë kanë leje vetëm transit dhe se ka pasur raste kur i kanë shkelur rregullat.

Megjithatë sipas tyre ankesat e Jahelezit janë duke u shqyrtuar dhe kjo çështje ka kaluar në nivel politik.

Më 15 Qershor të këtij viti, këto dy kompani ishin ndaluar të qarkullonin nëpër Kosovë, me arsyetimin së këta operatorë asnjëherë nuk kanë pasur leje qarkullimi.

Pas ankesave të ministrisë së Transportit të Shqipërisë ky vendim është pezulluar deri në një takim të radhës të komisioneve teknike nga të dyja shtetet.

Tv Klan