Shembja e skelës që la pas dy viktima/ Arrestohet për së dyti pronari Petrit Syla

  • 5 years ago
Vdekja e dy punëtorëve të skela Syla, Orjon Kodra dhe Ergys Brahimaj më 16 gusht teksa ishin duke punuar në një pallat në rrugën Faik Konica, ka çuar në pranga pronarin e Skelave Syla, Petrit Sylën.

Report Tv mëson se ky është arrestimi i dytë në më pak se një javë për Petrit Sylën pasi më 2 shtator ai është vënë në pranga për të njëjtën ngjarje nga policia por prokuroria e ka liruar Ndërsa të premten në mesditë prokuroria ka nxjerrë një tjetër urdhër ndalimi për të dhe policia ka mundur të prangos Petrit Sylën mëngjesin e kësaj të diele teksa ai kthehej nga një ceremoni familjare nga Lezha.

Recommended