Report TV - Turisti polak theu këmbën në Theth, Klosi i bën dhuratën e veçantë në spital
  • 5 years ago
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka vizituar sot në spitalin e Shkodrës turistin polak Wojtek Markiewicz që u rrëzua dhe theu këmbën mbrëmjen e djeshme në Theth.

Report Tv sjell pamjet teksa ministri viziton të riun polak në spital, ndërsa i ka dhuruar një shishe konjak dhe një hartë të alpeve shqiptare. Markiewicz ka kërkuar largimin e kamerave, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Recommended