“Shqiperia destinacion i turizmit kulinar”
  • 5 years ago
Gazeta gjermane ?Welt? reportazh për Shqipërinë

?Shqipëria shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, me fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe, mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale? është ky përshkrimi që gazeta gjermane ?Welt? i bën Shqipërisë, teksa e quan ?një destinacion të turizmit kulinar?.

Është kuzhina dhe gastronomia shqiptare që tërheq vëmendjen e gazetares, që e cilëson atë një pikë të fortë të vendit. Produktet e shumta vendase, të cilat vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin. Larminë e kuzhinës shqiptare e përshkruan si ?një kombinim të egër? të ndikimit osman, italian dhe grek.

Udhëtimi kulinar vijon drejt Beratit, qytetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-S. Pallatet e bardhë në kafe që ngrihen sipër njëra-tjetrës përshkruhen si një tjetër atraksion i Shqipërisë. Po vëmendjen gazetarja e ndal sërish tek pjatat tradicionale, ku shkruan se ndikimi ottoman duket qartë tek pispilia apo iman bajalldi.

Reportazhi mbyllet me dëshirën e shqiptarëve për t?u bërë pjesë e BE, dhe dilemën e njerëzve që kujdesën të ruajnë traditën lokale të ushqimit përballe monokulturës globale.

Tv Klan
Recommended