Shqipëria ne Panairin Nderkombetar te Turizmit

  • 5 years ago
Shqipëria ka prezantuar paketën e saj turistike, mes 180 shteteve në Panairin e Turizmit në Berlin. I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndal tek rëndësia që ka ky sektor në ekonominë e vendit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi: Të përpiqemi të kuptojmë që promovimi i Shqipërisë turistike është një mundësi e artë jo vetëm për të bërë biznesin e hotelerisë, por kemi shumë të nevojshme të kuptojmë që i gjithë ky biznes i shërben Shqipërisë për të promovuar vlerat e saj, është një ekonomi e rëndësishme për ekonominë e vendit, është një mundësi për të shtuar biznesin, për të shtuar punësim. Është një mundësi e artë që ne kemi, për të qenë pjesë e një tregu jo vetëm ballkanik, por edhe europian të promovimit të turizmit, por siç e kemi kuptuar edhe nga ajo që ndodhi në vitin 2018 ne kemi një numër shumë të rritur turistësh, por rritja e numrit të turistëve na rrit edhe përgjegjësitë?.

Për ministrin Klosi tashmë është koha e duhur për ta kthyer Shqipërinë në destinacion turistik të qëndrueshëm në rajon.

Tv Klan

Recommended