Kapen 91 kg kokainë në Maltë, destinacion Shqipëria - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër ngarkesë më kokainë është kapur në portin e Maltës dhe dyshohet se si destinacion kishte Shqipërinë. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa prej 91. 25 kg kokainë ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun.Sipas autoriteteve të Maltës, zbulimi i 76 pakove me kokainë që në treg kapnin vlerën 10.3 milion euro, u bë gjatë një operacioni që zgjati 19 orë. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë eurosh, në të dytin ishin 40 paketime prej 48 kg në vlerë prej 5.4 milionë euro , ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro.Operacioni vazhdoi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkohë autoritetet malteze po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Recommended