Rama: Nese nuk çelen negociatat, demtohet Ballkani

  • 5 years ago
Çelja e bisedimeve vetëm me Maqedoninë e Veriut, duke lënë jashtë Shqipërinë, do të ketë pasoja të dëmshme për të gjithë Ballkanin. Është ky parashikimi i kryeministrit Edi Rama, në një intervistë dhënë gazetarit të Euronews Jack Parrock nga vila qeveritare në Dhërmi.
I pyetur nga gazetari për vendimin Brukselit në muajin tetor, Rama nënvizoi se procesi vendimtar i Këshillit Europian nuk bazohet mbi ato që Shqipëria apo vende të tjera bëjnë, por mbi situatën apo dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtarë.
Kryeministri vlerësoi progresin e bërë nga Maqedonia e Veriut, me Marrëveshjen e Prespës, por theksoi nga ana tjetër se për çeljen e negociatave nuk nevojitet një konflikt për t?u vlerësuar, por përmbushja e kritereve.
I pyetur se çfarë mund t?i sjellë Unionit integrimi i Shqipërisë, Rama nënvizoi se projekti i BE-së, nuk mund të lërë jashtë një vend brenda Europës siç është Shqipëria, në një kohë kur forca të tjera mund të prevalojnë.

Recommended