Report TV -Vendimi i ri/ S'ka më fëmijët të pa pashoqëruar në qendra interneti

  • 5 years ago
TIRANË-Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për moslejimin e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, të pashoqëruar në qendra interneti, tashmë janë miratuar me vendim qeverie.

Ky vendim është marrë me qëllimin për të mbrojtur fëmijët nga informacioni që ata marrin, i cili mund të jetë i dëmshëm, si dhe për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.

Kryetarja e agjencisë shtetërore për të drejtat e mbrojtjes së fëmijës, Alma Tandili, shpjegoi se si do të procedohet në qendrat e internetit, për t'u njohur me moshën e fëmijës, pasi deri në moshën 16 vjeçare, nuk mund të pajisesh me kartë identiteti.

?Teknikisht besoj që nga ana praktike, një fëmijë deri diku duket, është e dukshme kur hyn në një sallë interneti për moshën e tij, por sigurisht që ndoshta nuk është e qarte 14 e një ditë 14 e dy tre ditë, pra mosha ekzakte. Megjithatë do kërkohet fëmijët që shikohen, të miturit faktikisht, do kërkohet që shoqërohen?-u shpreh Alma Tandili

Nevoja për ketë vendim, lindi pasi po jetojmë në një mjedis dixhital, ku komunikimi virtual është shumë herë më i lartë se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe se interneti ndikon në psikologjinë e fëmijës. Vendimi sapo ka hyrë në fuqi dhe së shpejti do të mblidhet dhe grupi i ekspertëve për të vendosur se si do të vijohet më tej, për kontrollimin e qendrave të internetit, për zbatueshmërinë e këtij vendimi.

?Sapo ka dalë vendimi, ne jemi në konsultim dhe së shpejti do të mblidhemi te gjithë grupi i ekspertëve për të parë dhe për të vendosur sepse VKM-ja tashmë e ka parashikuar që është dhe AKEP dhe AKCES, që janë dy institucionet përgjegjëse të cilat kane ekspertizën përsa i përket përmbajtjeve të materialeve?-tha Alma Tandili

Deri në këto momente reagimet kanë qenë pozitive si nga ana e prindërve ashtu dhe nga qendrat e internetit, të cilët janë interesuar për të marrë më tepër informacione se si do të operohet në vazhdim.

Recommended