‘Mos e mbaj mendjen tek muhabeti’/ Ruçi nuk ia përton ministres, Manastirliu ngel keq

  • 5 years ago
TIRANË? Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

Teksa votohej lidhur me projektligjet, Manastirliu i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të përsërisë nenet e disa prej ligjeve që ishte duke lexuar.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Ruçi i cili i tha se nëse nuk do të bisedonte me koleget do ta kishte mendjen për të votuar.