Report TV -Ekskluzive/ Vjedhja e pronave në Kune e Vain, bllokohen 33 pasuri në bregdet

  • 5 years ago
Një hetim i nisur në shtator 2017 në prokurorinë e Lezhës, ka nxjerë në sipërfaqe një skemë të ngjashme me atë që ka ndodhur me tjetërsimin e pronave në bredetin e Kavajës, ku këtë herë fenomeni ka ndodhur në bregdetin e Lezhës, pikërisht në zonën e Kunes dhe Vain. Ardian Mlika, është personi që ka depozituar një kallëzim penal në polici dhe prokurori, duke vënë në lëvizje, këto dy institucione të cilat kanë verifikuar me detaje dokumentacionin për situatën e tjetërsimit të pronave shtetërore në bregdet. Dosja hetimore është administruar nga prokurori Erjon Shehaj, i cili pas gati dy vite hetime ka finalizuar çështjen me sekuestrimin e plot 33 parcelave tokësore me vendodhje në bregdetin e Lezhës.Sipas dinamikës së hetimit ka rezultuar se punonjës të administratës së ZRVPP kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të palujtshme për disa persona, të cilet kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prona shteterore, në zonën e bregdetit nëpërmjet përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të fallsifikuara.

Rezulton se këto prona shteterore janë regjistruar në ZVRPP me qëllim tjetërsimin e tyre nëpërmjet shitjeve të njëpasnjeshme, disa prej të cilave fiktive, me qëllim humbjen e vëmëndjes nga përfituesi fillestar i pronës.Sasia e pronave që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme,është rreth 200 dynym, prona këto të gjitha në bregun e detit, me vlera të larta për turizmin, bregdetin Kune-Vain. Ndër personat që dyshohet të kenë përfituar tokë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, më shume se sa u ka takuar në bazë të normës për frymë, sipas ligjit 7501 ?Për ndarjen e tokës? janë si familja e Çesk Paloka, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 13.760 m2, familja e Preng Laskaj, ka poseduar 3 AMTP , duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 27.100 m2, familja e Kol Nikolli, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 17.366 m2, familja e Preng Luka, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar më tepër tokë me sipërfaqen prej 21.100 m2, familja e Tom Vukaj, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 12 600 m2, Familja e Lek Zefi, ka poseduar 2 AMTP, duke përfituar me teper tokë me sipërfaqen prej 18.000 m2. Tjetërsimi i këtyre pronave është bërë nëpërmjet regjistrimit të paligjshem të AMTP të fallsifikuara,të cilat nuk shërbejnë si titull pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit ?toke bujqesore? por në regjistrat përkatës të datës 1 gusht 1991 figurojnë prona të llojit ?pyll?, ?kenete?, ?ranishte?,?kullote?, ?kanal?, të gjitha pronë shtet. Disa prej pronave të regjistruara në mënyre te paligjshme me ligjit 7501 janë tjetërsuar nga Domenika Ceraj, Çesk Palokaj, Marjan Luka, Viktor Laskaj, Tom Vulaj (Vata), Tom Vulaj (Vata), Tom Vulaj (Vata).

Recommended