Yuri Kim: Kujdesuni per mjedisin. Ambasadorja amerikan pjese e aksionit te pastrimit ne Kune-Vain -

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me ministrin e turizmit Blendi klosi vizitoi këtë të premte Lagunën e Kune-Vain të Lezhës.Diplomatja u ndal tek bukurite natyrore të kësaj zone ndersa kërkoi më shumë angazhim sa i takon mbrojtjes se mjedisit. YURI KIMAMBASADORE E SHBA NË TIRANË jam e lumtur të jem këtu dhe e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për SHqipërinë po gjithë botën, dhe mezi pres të behet një thesar.Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Por nëse mbledh mbeturinat e të tjerëve pasi dua zgjidhje të problemit është akt inteligjence, zgjuarsi por edhe zgjidhje të tij. SHBA kanë dhënë ndihma rreth 1.8 milionë dollarë që kanë ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht për mjedisin. SHBA janë me ju. Për ministrin Klosi, prioritet për zhvillimin e kësaj zone mbetet përmirësimi i infrastrukturës. BLENDI KLOSI MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT Infrastruktura tashmë ka një dilemë rruga është shumë e bukur. Afërsia me këto bukuri të madhe të natyrës ështrë e jashtëzajkonshme, po a do të jemi ne të aftë si administratë, si shtet, si shoqëri që ta mbrojmë këtë zonë. Gjatë vizitës ambasadorja amerikane dhe ministri klosi morën pjesë në aksionin e pastrimit të zonës nga mbeturinat.