Stop- Denoncimi/ toka në Rinas pre e shkeljeve ligjore dhe korrupsionit.(12.07.2019)

  • 5 years ago
Ali Muja, pronar i 5600 m2 tokë në Rinas, tregon, sesi është përballur me lukunine e personave të veshur me pushtet, për t?i marrë pronën.Avokati i tij Baftjar Rusi, shpjegon gjithë anën ligjore, cfarë absurdi ka ndodhur në këtë rast, që shoqërohet edhe me korrupsion.Problemet kanë nisur që në vitin 2004, kur Aliut fillimsht i prishën lokalin në tokën e vet, lokal, që e kishte me leje, që në vitin 1991 . Aliu e fitoi gjyqin dhe fitoi dëmshpërblim në shumën e 125 milionë lekëve. Në vitin 2005 shefi i policisë së Rinasit në atë kohë, Safi Sadria, pa vendim gjykate apo shkresë zyrtare, prish parkimin e Ali Mujës.

Në 2014-ën TIA hap një gjyq, ku kërkon, që të prishet një kioskë në pronën e Aliut, me pretendimin, se prona e Aliut, hyn në zonën e kufizuar. Por faktet në terren flasin ndryshe.Avokati Rusi tregon shkeljet ligjore të këtij procesi.

Recommended