Bindja Demokratike ankimon 30 Qershorin

  • 5 years ago
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Bindja Demokratike, ankimoi procesin elektoral të 30 Qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore, ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie. Fabian Topollaj pas dorëzimit të dosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha se nga konstatimet e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve ka pasur shtim fiktiv të numrit të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj. Topollaj kërkoi transparencë nga KQZ-ja dhe të pranojë kërkesën e Bindjes Demokratike të hapë kutitë e votimit.

?10 vjet më parë Edi Rama u bë i famshëm me pretendimin e vet ?hap kutitë, ose largohu!?, të cilën e shndërroi në një kauzë disavjeçare për të justifikuar humbjen e vitit 2009. Ne nuk po i themi që të ikë, por e kemi më të butë kërkesën ?Hap kutitë, ose pranoje që ke manipuluar.??

Sipas Topollajt ankimi i bërë në KQZ synon të provojë që zgjedhjet e 30 Qershorit u administruan keq dhe qëllimisht nga përfaqësuesit e vetëm të Partisë Socialiste. Bindjes Demokratike iu refuzuan listat e saj për këshilltarë bashkiakë në 20 zona zgjedhore, me pretendimin ekstraligjor se ato duhet të përmbanin numrin e plotë të këshilltarëve.

Tv Klan

Recommended