Basha fsheh përplasjet me kryebashkiakët e PD-së: Më 8 korrik çmontojmë diktaturën

  • 5 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha e shmangu përgjigjen nëse u ka kërkuar kryebashkiakëve të PD-së të lirojnë ose jo zyrat për pasardhësit socialistë të zgjedhur nga 30 qershori. Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes të Kolegjit të Kryeatarëve, kryedemokrati Lulzim Basha nuk dha përgjigje për këtë fakt, dhe u ndal vetëm në bërjen publike të datës 8 korrik për protestën e radhës kombëtare të PD-së kundër qeverisë. Këtë pasdite, para kryetarëve të PD-së në rrethe, Basha takoi në selinë blu kryetarët e bashkive. Disa prej tyre folën për mediat duke thënë se nuk kanë ndërmend të lirojnë zyrat për të zgjedhurit e rinj nga 30 qershori, dhe se ata nga ana e tyre janë gati të shkojnë në zgjedhje më 13 tetor, një datë kjo e dalë nga dekreti i dytë i Metës që nuk është pranuar nga Basha. Kryebashkiakët u pyetën nga gazetarët nëse ky vendim është edhe i kryetarit Basha, por ata lanë të kuptohet se qëndrimet kanë qenë totalisht të kundërta, kur thanë se në këtë vendim nuk ka lidhje Lulzim Basha.

Recommended