KQZ: 22.97% e shqiptarëve në votime/ PS-ja mori 161693 vota më shumë se në 2015 për këshilltarë
  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton zyrtarisht se procesi i numërimit të votave për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët ka përfunduar mbrëmjen e djeshme, në 24:00. Zëdhënësja e KQZ-së deklaroi se në 30 Qershor në votime morën pjesë 812249 shqiptarë ose 22.97%, e totalit, referuar numrit prej 3,536,015 shqiptarë që kishin të drejtë vote. Nga ky numër 765825 vota të vlefshme kanë shkuar për kandidatët për kryetarë bashkie, pasi 45767 kanë rezultuar të pavlefshme. Ndërsa për kandidatët për këshilltarë janë 760933 të vlefshme, ndërsa 49986 të pavlefshme. KQZ thekson se në këtë shifër që ka publikuar mungojnë fletët e votimit të dëmtuara dhe ato që janë hedhur gabim te kutitë.

Votat që PS-ja ka marrë për kandidatët në të gjithë vendin në të 61 bashkitë janë 727.180 vota, Ndërkohë për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin PS-ja ka marrë 563 693 vota, sipas burimeve të Report Tv.

Nëse këtë shifër do ta krahasonim me atë të zgjedhjeve lokale të 2015, ku PS-ja mori asokohe 402.000 vota, rezulton se në 30 Qershor Partia Socialiste ka marrë 161693 vota më shumë se para katër viteve. Në përfundim të deklaratës për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së u tregua e kujdesshm që të theksonte se rezultatet janë paraprake. "Rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore pranë KQZ apo Kolegjin Zgjedhor" tha Drilona Hoxhaj.
Recommended