A do të kërkojë opozita hapjen e kutive pas kontradiktave me shifrat? Ja si përgjigjet MEDIU

  • 5 years ago
Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleati Fatmir Mediu ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me procesin e 30 Qershorit. Mediu u shpreh se qytetarët treguan vlerat me anë të refuzimit të kësaj qeverie të korruptuar, ndërsa shtoi se OSBE/ODIHR tregoi se zgjedhjet nuk plotësuan asnjë lloj standardi.

?Qytetarët shqiptarë treguan dhe një herë në maksimum vlerat e tyre duke refuzuar tashmë një qeverisje të korruptuar, por edhe një proces farsë elektoral, që vërtetohet më së miri dhe me qëndrimin e OSBE/ODIHR sot me raportin, ku thuhet se nuk është plotësuar asnjë lloj standardi. Kjo është e papranueshme pas 30 vjetësh demokraci në një vend anëtar të NATO?, deklaroi Mediu.

Lidhur me kontradiktat e shifrave që ka dhënë KQZ-ja, i pyetur nga gazetarët nëse opozita do të kërkojë hapjen e kutive, edhe pse nuk ishte në garë, Mediu u shpreh se çdo gjë që i shërben procesit dhe bën transparencë.

"Nuk më ka shkuar mendja tek hapja e kutive. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mendoj se kjo është detyra e opozitës dhe forcave të opozitës për të parë realisht se çfarë ka ndodhur në mënyrë që ne të garantojmë elementë për zgjedhje të lira dhe të ndershme? tha ai.

Recommended