Numërimi në Elbasan, Gledian Llatja: Janë plotësuar pritshmëritë, tani do mbaj premtimet
  • 5 years ago
Kandidati i PS-së në Elbasan, Gledian Llatja u shpreh se pritshmëritë për daljen në votime janë plotësuar, por kryesorja është që nuk pati asnjë problem. "Procesi i plotësoi pritshmëritë, e para ishte që të mos kishte probleme. Qytetarët dolën votuan, ne bëmë një fushatë shumë të mirë dhe ata e respektuan.

Këtu ndodhen vëzhguesit e OSBE-së po monitorojnë, por edhe vëzhguesit e subjekteve të tjera për anëtarë të këshillit bashkiak. Kam tjetër plan për momentin. Kemi bërë një fushatë, u kemi premtuar njerëzve dhe do të jem i fokusuar aty. Nesër do të jemi sërish në terren me njerëzit" tha ai.
Recommended