Report TV - Soreca i fokusuar në procesin e votimit: Më lini të bëj punën time

  • 5 years ago
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka qenë i pranishëm si vëzhgues në qendrën e votim nr.32 që është e vendosur në shkollën e Liceut Artistik në Tiranë. Soreca i pyetur nga Report Tv nuk është prononcuar por vetëm ka thënë ' më lini të bëjë punën time'. Vëzhguesit e OSBE si dhe vëzhguesit e Bashkimit Europian kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe të përqëndruar në procesin e votimit.

Ndërkohë vetë Soreca ka bërë të ditur se mendimin për sa i përket procesit të zgjedhjeve do ta japi ditën e nesërme. Ndërsa i pyetur nëse do të votonin në kushte të tilla në Itali ai nuk i është përgjigjur.

Recommended