Sulmi ne KZAZ, pranga nenkryetarit te Bashkise

  • 5 years ago
Mbështetës të opozitës dhe funksionarët vendorë dyshohet se organizuan sulmin me molotov të enjten në mbrëmje në KZAZ-në nr.6 në Bushat ku u lënduan 3 policë dhe u dogj pothuajse e gjithë baza materiale zgjedhore.

"Rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës ?Ndre Mjeda? në fshatin Bushat. Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim", tha zv/drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj.

Policia i lokalizoi dhe vuri në pranga 15 prej tyre në një operacion blic ku morën pjesë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Të proceduar janë 26 persona, mes të cilëve edhe nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Admir Hasnegaj, vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Alfred Hila, dhe disa sekretarë të kësaj bashkie. Tre shtetas po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

"Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe diegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale të ??Shkatërrimi i pronës me zjarr??, ??Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik?? dhe ??Dëmtimi i materialeve zgjedhor?, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet. Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet", u shpreh Hajnaj.

Policia thotë se bashkë me Prokurorinë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e personave të tjerë të implikuar në këtë sulmin e dhunshëm ndaj KZAZ-së 6 në Bushat. Për sulmet ndaj KZAZ-ve në bashkitë e djathta janë proceduar rreth 240 persona.

Tv Klan

Recommended