Meta cakton 13 Tetorin si date per zgjedhjet

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, atë të 13 Tetorit. Në një konferencë të veçantë për shtyp, kreu i shtetit e mori këtë vendim pas takimeve të shumta që zhvilloi sot me aktorët politikë në vend dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian.

Presidenti bëri me dije se vendimi i tij për caktimin e datës 13 Tetor mbështet mbi dy argumente.

"Sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithme vendore gjithëpërfshirëse, jo vetëm përsa i takon vullnetit të gjithë atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por njëkohësisht edhe që dëshirojnë sipas të gjithave afateve ligjore dhe proceduriale të jenë të përfshirë në një administrim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. Kjo është arsyeja e parë. Arsyeja e dytë, sikurse e kam nënvizuar edhe në 8 Qershor kur e bër publik vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, një nga arsyet kryesore ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë së integrimit europian, të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore lidhur me momentin e çeljes së negociatave", theksoi Presidenti Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë garanci nga Basha për të hyrë në zgjedhjet e 13 Tetorit, Presidenti u përgjigj: "Nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. Detyra ime si President i Republikës si i vetmi institucion i Republikës është t?u jap mundësi të gjithëve të reflektojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste dhe meqënëse është objektiv kombëtar të sillemi në mënyrë evropiane në këto ditë e pak muaj që kanë mbetur, që të marim çeljen e negociatave nga BE në 17 ? 18 Tetor 3 -4 ditë pas zgjedhjeve vendore. Unë nuk mund të garantoj se kush mund të marrë dhe jo pjesë, por jam i bindur që nuk do ketë asnjë bashki ku nuk do ketë të paktën një kandidat alternativ".

Meta theksoi se është i gatshëm që të përgjigjet para çdo lloj gjykate për vendimin e marrë.

Recommended