Report TV - Rama pret në kryeministri ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy

  • 5 years ago
Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka pritur ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në Facebook një video nga pritja që i ka bërë në kryeministri ish-kreut të shtetit të Francës. Nga sa shihet, kryeministri Rama i ka treguar zyrën e tij, pikturat që ka realizuar vetë, ndërsa Sarkozy ka lënë edhe shënimin e tij në librin e shënimeve.

"Me mikun e çmuar, Presidentin Nicolas Sarkozy, në selinë e Kryeministrisë", shkruan Rama bashkangjitur videos.

Sarkozy ndodhet në Shqipëri, pasi bashkëshortja e tij kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni, mbrëmjen e sotme, ka zgjedhur t?i paraqitet për herë të parë publikut shqiptar me 11 këngë të albumit të saj më të fundit. Ajo ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ditës së Festës së Muzikës ku do të këndojë në Teatrin Antik të Butrintit.

Recommended