Report TV - Kryeministri Edi Rama pret në Tiranë shefin e NATO s, pamjet
  • 5 years ago
Tre orë para protestës së opozitës më 19:00, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga selia e Kryeministrisë në Tiranë i dha një mesazh të qartë dhe të prerë opozitës shqiptare joparlamentare. Zyrtari më i lartë i Aleancës së Atlantikut u shpreh se çdo akt dhune është i papranueshëm. Stoltenberg i kërkoi opozitës që mosmarrëveshjet t'i zgjidhë me dialog në tryezë dhe të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

"Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë. Ajo që nuk është e pranueshme është dhuna dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes proceseve demokratike. Zgjedhjet janë një element thelbësor i proceseve demokratike në shtetet anëtare të NATO-s, prandaj u bëj thirrje të gjithë palëve të marrin pjesë në proces. Palët të zgjidhin problemet përmes dialogut" tha ai në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.
Recommended