Gati për shpërndarje 3 6 milionë fletë votimi! U prodhuan në Slloveni me vlerë 60 mln lekë

  • 5 years ago
Teksa situata politike nuk është aspak e qetë për shkak të zgjedhjeve te 30 qershorit, 3.6 milion fletë votimi kanë mbërritur në Shqipëri. Ato po ruhen në masa të rrepta sigurie, në bazën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Lundër.

3.606.815 milion fletë votimi për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milion lekë dhe mbërritën në Shqipëri mëngjesin e së mërkurës. Ato janë transportuar me kamionë dhe në mesnatë kanë kaluar doganën e Shkodrës. Nën masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit u vendosën në ambientet e KQZ-së herët në mëngjes.

Fletët e votimit janë vendosur në këto kuti dhe janë ndarë sipas numrit të votuesve në çdo bashki. Ato do të shpërndahen javën e ardhshme nëpër KZAZ në masa të rrepta policie dhe në një mënyrë të fshehtë.

Opozita është e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa opozita vazhdon tentativat për të zaptuar ambientet e KZAZ-ve për të penguar zhvillimin e tyre.

Recommended