S'e lejojmë Ramën këtu' PD ja në Fier nis krijimin e 'komiteteve' kundër 30 Qershorit
  • 5 years ago
Dy ditë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për ngritjen e strukturave në 61 bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, që ka për synim bllokimin e fushatës së PS-së dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit, kryetari i PD-së në Fier Luan Baçi ka nisur zbatimin e urdhrit të partisë. Ndërkohë që në Librazhd, sot demokratët tentuan të bllokojnë eskortën e Ramës.

"Nuk do ta lejojmë Ramën që të vijë në Fier. Të gjithë ju jeni në dijeni të një vendimi që ka marrë Basha. Një vendim i marrë në një sërë vendimesh të kësaj periudhe shumë të nxehtë dhe situate të jashtëzakonshme, që kërkojnë masa të jashtëzakonshme.

PD-ja ka dorëzuar juridikisht mandatet, por de facto janë mandatet e PD-së, pasi ka rritur mbështetjen. Duam ti japim drejtimin e duhur Shqipërisë. Me kokëfortësinë e tij Rama vijon që të bëjë sikur bën fushatë për të zgjedhur kryetar bashkie.

I bëj thirrje Armando Subashit që vijon që të bëjë fushatë më mësuesit, fëmijët dhe administratën në oborrin e shkollave duke shkelur ligjin duke abuzuar për t'u riemëruar. Është në turpin e tyre nuk ka për të pasur 30 Qershor. Shqiptarët do i bojkotojnë.

Do të doja nga ju, nga ajo që keni parë dhe dëgjuar se cfarë kemi parë për të ndalur uzurpimin e pushteteve. Rama nuk njeh Presidentin, që me një akt normal juridik të mirëprogramuar dhe mirëpërgatitur nga juristë dhe ekspertë nga më të mirë... i jep urdhër KQZ që të mos njohë dhe për të vazhduar fushatën" deklaroi ai.

d.ba./r.k.
Recommended