Veliaj: T’i çojnë letra, serume e llokume njëri-tjetrit, por zgjedhjet janë më 30 qershor

  • 5 years ago
Përpjekjet e përbashkëta mes Presidentit dhe drejtuesve të opozitës për të shtyrë datën e zgjedhjeve nuk kanë kaluar pa batuta nga kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Duke folur në Baldushk, gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj theksoi se Presidenti dhe krerët e opozitës mund t?i çojnë letra, serume e llokume njëri-tjetrit, por zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

?Në datë 30 qershor ata mund t?i çojnë letra, serume e llokume njëri-tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor çdo njeri në Tiranë dhe në Shqipëri do zgjohet në mëngjes dhe do i bëjë një pyetje vetes: Do votoj apo do merrem me pazarin e këtyre për 30 vitet që ikën, apo do punoj për marrëveshjen që unë dua për 30 vitet që do të vijnë. Kjo është pyetja?, nënvizoi Veliaj.

Recommended