Report TV - Vlorës do t'i rikthehet historia! Restaurohen 68 objekte në qendër

  • 5 years ago
Ministrja e Kulturës, Elva Margarita, dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli kanë inspektuar këtë të shtunë punimet në qendrën historike të qytetit bregdetar, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit dhe kthimit të saj në identitet duke ruajtur të gjitha vlerat. Për Ministren e Kulturës zona historike më të ardhmen do të jetë një destinacion i rëndësishëm për turistët.

"Kjo që po bëhet për Vlorën sot është një gjë e madhe pasi i jepet një tjetër imazh. pasi Vlora nuk ka vetëm bregdet pore dhe histori. Është një punë e madhe e cila po bëhet me problematikat e veta por efekti që do t'i jepet Vlorës do të jetë pozitiv. Kjo zonë do të jetë për turistët një magnet", u shpreh Margariti.

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli shprehet se në pikun e sezonit turistik qendra historike e Vlorës do të jetë gati për turistët.

"Zona historike do te jetë atraksion gjatë gjithë vitit në të cilin ne duam të ngacmojmë të gjithë njerëzit që vijë në Shqipëri, ndërsa për vlonjatët kjo zonë do të jetë një po i rëndësishëm. Jam besimplot se të gjithë sëbashku duke koordinuar punët ,kjo zonë do të jetë e aksesueshme për turistët", u shpreh kryebashkiaku.

Recommended