Rikthehet normaliteti ne portin e Vlorës, me hapjen e kufirit fluks pasagjerësh pas 3 muaj karantinë
  • 4 years ago
Fundjava shton fluksin e pasagjerëve në portin e Vlorës. Me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë ka ardhur një numër i lartë udhëtarësh. Me hapjen e kufijve ka nisur të kthehet drejt normalitetit lëvizja e pasagjerëve ku kresisht lëvizin shtetas italianë që kanë punuar në Shqipëri dhe shqiptaret rezidentë që u bllokuan gjatë karantinës.

"Po kthehemi ngadalë në normalitet. Sot ka qenë fluksi më i madh, kanë ardhur 234 pasagjerë. Që nga hapja dhe deri tani kanë hyrë 494 pasagjerë, 47 mjete të mëdha dhe 57 mjete të vogla", tha shefi i përpunimit te trageteve, Festim Skendaj.
Recommended