Report TV - Investigimi/ Ja si 5 gjyqtarët e emëruar nga PD liruan Astrit Avdylajn

  • 5 years ago
Nëse pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk do të lironin nga burgu Astrit Avdylin, i njohur ndryshe edhe si Niçja, klasa politike shqiptare nuk do të ishte ?mbërthyer? nga polemikat, debatet, akuzat dhe konfliktualiteti për dosjen 339/1. Ata janë Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj. Kjo trupë gjykuese, kryesuar nga Edmond Islamaj, në 2 mars 2016, në unison të plotë, ka vendosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Avdylajve, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje. Ndër të tjera, në vendimin e zbardhur nga Shqiptarja.com, thuhet se ?Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se lirimi i të dënuarit për shkak se i rrezikohet jeta, do t?i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse dhe nënligjore për shëndetin mendor në Republikën e Shqipërisë?.

Dy vjet pas lirimit nga pesë ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, Astrit Avdyli u arrestua sërish, në kuadër të operacionit ?Volvo 4?, tashmë me akuzën për trafik heroine në Shqipëri dhe Gjermani. Ndërkaq, sot, të pestë gjyqtarët që liruan nga burgu Astrit Avdylin nuk shërbejnë më në sistemin e drejtësisë. Që të pestë, të emëruar me forcën e kartonëve nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, ose janë kanë ?mbathur? nga drejtësia për shkak të frikës nga Vetingu ose janë shkarkuar nga detyra pikërisht nga organet e Vetingut. Pesë ish-gjyqtarët janë emëruar nga Partia Demokratike në Gjykatën e Lartë në harkun kohor 2008-2013, në kuadër të planit për kapjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese me persona të besuar, para largimit nga pushteti, në shtator të vitit 2013.

Pesë ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë që liruan Astrit Avdylin nga burgu
Edmond Islamaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në qershor të vitit 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i shkarkuar përfundimisht nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Edmond Islamaj ka kryesuar turpin gjykues që liroi nga burgu Astrit Avdylin në 2 mars 2016. Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por u rrëzua nga Kolegji i Apelimit. Në vendimin e Kolegjit, ndër të tjera thuhet: ?Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të, në kuptim të nenit D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 33, pika 5, shkronja ?b?, të ligjit nr. 84/2016. Për këto arsye, trupi gjykues, në mënyrë unanime, bazuar në nenin D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja ?b? të ligjit nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 22, datë 07.06.2018 të K...

Recommended