Tetovë, mbahet festivali i filmit gjerman

  • 5 years ago
Nesër në Tetovë fillon festivali i filmit gjerman Uatç OUT në organizim të Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik ?Loja?, në të cilin, kanë konkurruar 402 filma nga 79 shtete të botës, ndërsa janë përzgjedhur për tu luajtur, vetëm 27 prej tyre. Filmat do të shfaqen çdo mbrëmje nga ora 20 në amfiteatrin e ish shtëpisë së partisë komuniste në Tetovë, ndërsa brenda ditës, do të ketë edhe punëtori për film, të organizuara nga regjisorët dhe kameramanët pjesëmarrës në festival. Krahas festivalit, Loja feston edhe 20 vjetorin e funksionimit, me ç`rast, pritet të ketë edhe debat me panelistë të njohur botëror të sektorit civil.

Recommended