Tetovë-Gostivar, nuk mbahet premtimi për gazifikimin

  • 5 years ago
Edhe pse nga kompania shtetërore ?Resurset energjetike të Maqedonisë? paralajmëruan se gazsjellësi kryesor deri në Tetovë dhe Gostivar do të ndërtohet deri në fund të vitit 2019-të respektivisht fillimin e vitit 2020, në terren ende asgjë konkrete. Komunat e qyteteve në fjalë, ende janë në fazat fillestare të hartimit të studimeve të fisibilitetit, edhe pse sipas planit, ata tanimë duhej të kishin filluar ndërtimin e rrjetit shpërndarës të gazsjellësit nëpër qytete.  Në qytetin e Tetovës, janë planifikuar rreth 25 kilometra rrjet për ta mbuluar gjithë qytetin, thotë Arsim Nuredini, por projekti ende është në fazën studimore. Nga komuna e Tetovës, madje nuk precizojnë as vitin se kur pritet të fillojnë punimet për rrjetin e gazsjellësit të qytetit.

Recommended