Report TV -Tiranë/ Po luanin me armën e shërbimit, gardisti plumb në gjoks shokut

  • 5 years ago
TIRANË-Një gardist i Gardës së Republikës është arrestuar ditën e sotme, pasi ka qëlluar me armën e shërbimit bashkëmoshatarin e tij.

Bëhet fjalë për Florjan Hysin, trup shërbimi në Gardë ka qëlluar me armë në gjoks 22-vjeçarin, Lorenc Docin. Arrestimi i gardistit u krye në rrugën ?Ramadan Çitaku? në kryqëzim me rrugën e ?Balshajve?nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës.

Policia thotë se gjithcka ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që vetë gardisti ka dëshmuar para hetuesve se ngjarja ishte aksidentale. Po ashtu, edhe shoku i tij që mbeti i plagosur mësohet të ketë dëshmuar se incidenti ndodhi teksa ishin duke luajtur me armën e shërbimit. Por pavarësishtë kësaj, burime nga policia thonë se po hetohet për të parë nëse ka pasur ndonjë sherr të meparshëm. Florjan Hysa kishte pak muaj që kishte filluar punë në Gardën e Republikës dhe nuk njihej deri më tani si një person problematik.

Mësohet se Doci është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Siç njofton policia, mbi gardistin 22-vjeçar rëndon akuza për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë".

Kjo nuk është hera e parë kur gardistë janë përfshirë në ngjarje kriminale, duke vrarë ose plagosur persona me armën e shërbimit. Rasti më i fundit ishte ai i Alket Arapajt, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj 36-vjeçe.

Recommended