Shërbimi i provës do të ketë të dytin funksionar drejtësie të dënuar nga gjykatat shqiptare
  • 5 years ago
Shërbimi i provës do të ketë të dytin funksionar drejtësie të dënuar nga gjykatat shqiptare. Pas Majlinda Adreas të dënuar për korrupsion edhe ish kolegu i saj Admir Thanza do të kaloj për 18 muaj në shërbim prove. Dënimin e tij me 9 muja burg gjyqtari Ardian Kalia e konvertoi në 18 muaj shërbim prove.
Shërbimi i provës është pjesë e dëniemve alternative dhe detyron këdo të dënuar në këtë rast gjyqtarin Admir Thanza të mos shoqërohet me persona me precedent penale, të paraqitet tek oficeri i kontaktit një herë në muaj si dhe të mos kryerj sërish vepër penale.
Në rast të shkeljes së ketyre kushteve atëher shërbimi i provës i kërkon gjykatës të konvertoj në burg dënimin e dhënë.
Kjo është pjesë e paketës së dënimeve alternative ku duke hequr dënimin e murg përdoret shërbimi i provës, monitorimi me GPS apo kthimi i ditëve të punës në interes publik në ditë të vuajties së dënimit.
Prej më shumë se një dekade shërbimi i provës apikohet në të gjithë vëndin ndërsa pjesë e tij janë ata të dënuar që nuk kanë kryer krime të rënda apo krime ndaj jetës.
Recommended