Kolegji rrëzon padinë! S' i lejohet të kandidojë për Himarën, Beleri: Do e çoj në Strasburg

  • 5 years ago
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Fredi Belerit, që do të thotë se ai nuk do të lejohet që të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në seancën e sotme, KQZ ka parashtruar argumentet sipas së cilëve, pavarësisht kanë kaluar mbi 10 vite nga dënimi i tij dhe ndonëse mund të quhet sipas ligjit "i rehabilituar", dekriminalizimi nuk e njeh si masë lehtësue. Por, këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor, Beleri e ka cilësuar si të diktuar nga politika dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

"Kolegji rrëzoi padinë time. Vendim politike. Dënimi i 2006, për një vepër të 2003 nuk kisha bërë thirrje antinacionale. Kisha bërë një botim në gazetë dhe kisha ndihmuar bashkëatdhetarët tanë që të vijnë të votojnë në Shqipëri. Do i drejtohem Gjykatës së Strasburgut", tha Beleri.

Diskutimet e zhvilluara sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor
KQZ: Nuk e ka kompetencat Kolegji Zgjedhor ta shqyrtojë këtë padi. Vendimi i KQZ është marrë për efekt të ligjit të dekriminalizimit dhe i takon Gjykatës Administrative ta gjykojë. Edhe më parë gjykata administrative ka shqyrtuar kauza të tilla

Avokatët e Belerit: Ligji thotë se i ndalohet të kandidojë atij që është dënuar me burg. Beleri nuk ka bërë asnjë ditë burg. KQZ ka keqinterpretuar datat dhe faktet. Të shpallet i pavlefshëm vendimi i KQZ dhe të regjistrohet Beleri si kandidat për Bashkinë Himarë.

KQZ: Beleri s'bëri asnjë ditë burg dhe iu shmang drejtësisë. Të rrëzohet kërkesa dhe të mbetet në fuqi vendimi që e pengon të kandidojë. Është rehabilituar, por ligji i deklriminalizimit nuk e njeh këtë as lehtësuese.

Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të ambasadës greke, OSBE, avokatja e populli, Erinda Ballanca. Pak para nisjes së seancës në Kolegjin Zgjedhor, Beleri ka qenë për rreth 3 orë në prokurorinë e Krimeve të Rënda për t'u pyetur sërish për masakrën e Peshkëpisë, ku u ballafaqua me deklarimet e të tjerëve, që kanë lidhje më këtë ngjarje.

Recommended