Shpërdahen Kartat e Studentit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shpërndarja e kartave të studentit ka vijuar sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.Procesi i aplikimit u inspektua nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe zv.ministri i Arsimit Redi.Sistemi pritet të shrihet në 30 fakultete në vend, përfshirë edhe ato private, për pajisjen e të rinjve me kartën, premtim i paktit për universitetin. ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISË, TIRANË?Dua të falënderoj dhe të bëj një thirrje publike për të gjitha kompanitë private që na janë bashkuar. Bankat kryesore na janë bashkuar, kompanitë celulare po ashtu, si edhe shumica e supermarketeve dhe dyqaneve të veshjeve. Një student nuk shpenzon vetëm në art, në kulturë dhe në institucione shtetërore, por edhe në privat. Kush realisht do të ndihmojë studentët, tani e ka shansin, të na kontaktojë dhe të na bashkohet në këtë platformë, e cila u mundëson studentëve kursime në një gamë shumë të gjerë?Kryebashkiaku dha një tjetër lajm tjetër për studentët, ndërtimin e kampusit universitar  pas rikonstruksionit të konvikteve.?Do të jetë një operacion që do ta përfundojmë përpara verës, ku do të fillojmë procedurën e shpronësimeve dhe të pastrimit të territorit. Fillimisht, duhet të marrim mbrapsht çfarë është e jona. Fakultete si Gjuhët e Huaja apo Ekonomiku mjafton të nxjerrësh kokën në dritare dhe kupton që edhe oborri i tyre të brendshëm është zaptuar, ndërtuar pa leje, legalizuar dhe me hipotekë në kohët e kaluara të rrumpallës. Kështu që, duhet të sjellim fillimisht kontroll mbi territorin, para se të vazhdojmë me investimet e tjera?Për sa i përket kartave, në çdo fakultet janë pozicionuar nga dy operatorë dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë në muajin korrik.

Recommended