Rradhe per kartat e identitetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Radhë të gjata janë vërejtur këto ditë të fundvitit në zyrat e Aleat në Berat ku dhjetëra emigrantë e qytetarë janë paraqitur për të kryer aplikimin për kartat ID dhe Pasaportat. Qytetarët shprehen të revoltuar pasi në këtë qytet po punohet vetëm me një sportel si për procedurën e aplikimit ashtu dhe për marrjen e kartës. E njëjta pamje edhe në zyrat e aplikimit në Shkodër. Por në ndryshim nga Berati në qytetin verior po punohet me më shumë sportele me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Mijëra qytetarë si dhe emigrantë e kanë lënë aplikimin për kartat e identitetit dhe pasaportat vetëm për ditët e fundit të vitit, ndonëse apelet nga ministria e brendshme kanë muaj që vijojnë, pikërisht për të shmangur fluksin e lartë. Por si zakonisht, këto thirrje janë neglizhuar e për pasojë njerëzit po përballen me pritje të gjata në thuajse çdo sportel.

Recommended