Report TV -Performanca ‘Fryma e artistit’ nga Flutura dhe Besnik Haxhillari tek ‘Reja’
  • 5 years ago
Artistët Flutura Preka dhe Bensik Haxhillari prej 20 vitesh punojnë së bashku, si duo artistike. Nën emrin ?The two gullivers? (Dy Guliverët) ata i janë përkushtuar artit të tyre, performancave artistike. Koncepti i Guliverit, është inspiruar nga fabula e Jonathan Swif, që përfshin idenë e udhëtimeve, emigrimit. Ndërsa,këto ditë në ?Reja fest? dy artistët sollën para publikut shqiptar ?Fryma e artistit? një perfomancë, së cilës iu bashkuan të rritur edhe të vegjël. Ndërsa, arti i tyre është frymëzuar nga vepra e njohur e Marcel Duchamp ?Boîte-en-valise? (1935, një valixhe që funksiononte si një arkiv portative e kopjeve të veprave të artit dhe shënimeve të procesit të Duchamp). Pas arieve të Ravelit dhe Verdit dy artistët nisën një bashkëbisedim me publikun, për t?u shpjeguar artin e tyre, ?Frymën e artistit?.

?Vepra është e përbërë nga dy pjesë nga fryma jonë edhe e publikut. Një performancë, që s?ka kuptim pa prezencën e publikut?, shprehet Flutura Preka Haxhillari.

Ndërsa, artisti Besnik Haxhillari e krahason këtë performancë artistike me momentin kur një prind i frynë tullumbacen fëmijës.

?Kur një fëmijë, i kërkon një tullumbace prindit, ai i fryn të parës, të dytës, edhe tek e treta thotë: u lodha. Ky gjest kthehet në një sfidë fizike, që në demarshin tonë artistik është performanca e vërtetë, që ndodh në 12 orë, që kjo sfidë fizike transformohet në një ritual të të fryrit të një tullumbaceje, që me kalimin e orëve harron që je duke bërë një gjest të thjeshtë edhe performanca kthehet në një ritual për ne. Një gjest i thjeshtë nga jeta, transformohet në një performancë artistike, në një eveniment artistik, që bëhet jo vetëm kur artisti e përjeton krijimin e veprës, por edhe kur publiku në mosha të ndryshme luan, një fëmijë luan, një studenti i arteve reflekton, se çfarë është kjo ide kaq e thjeshtë, që kthehet në një eveniment. Edhe kështu të gjithë njerëzit bëhen pjesë e performancës, sipas pozicionin që kanë me objektin, që ne propozojmë?, thotë Besnik Haxhillari.

Artistja Flutura Haxhillari teksa tregon se këtë perfomancë e kanë bërë tre herë në Kanada, në vendin ku jetojnë, thotë edhe se në Shqipëri jeta artistike ka ndryshuar shumë, festivalet e perfomancës apo qendrat e artit kanë krijuar platforma, që artistët të rikthehen për të prezantuar eksperiencën, që kanë fituar në vende të ndryshme.

?Sfida për të ardhur me një perfomancë-instalacion, ishte se si të adoptosh një kulturë me një karakter shumë të fortë, duke i shtuar edhe një element tjetër që është i natyrshëm edhe i ri. Nëse kjo strukturë është organizuar mbi bazën e një kubi, në çdo kub është menduar një tullumbace. Ne kemi transformuar këtë element simbolik, në një element të vërtetë. Ajo që na pëlqen tani është që tullumbacet shpërndan nëpër qytet edhe fëmijët luajnë me të. Fryma e artistit shpërndahet në qytet. Unë jam i lumtur nëse një komunitet i madh është i kënaqur, mendoj se arti nuk ka çfarë të arrijë më shumë?, thotë Besnik Haxhillari.
Recommended