Brovina kërkon falje, fotografia mund të jetë falsifikuar
  • 5 years ago
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila të enjten publikoi një fotografi, të cilën fillimisht e prezantoi si dëshmi të akteve të përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, pranoi se kjo fotografi mund të jetë e falsifikuar. Sipas saj, këtë fotografi, të cilën ajo e publikoi para mediave, e kishte marrë qysh në vitin 2003 nga një zyrtare e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë dhe e ruante si "dëshmi për krimet e kryera nga forcat e Serbisë në Kosovë".
Recommended