Agron Tufa: Pengues i zbardhjes së historisë, trashëgimia kriminale e enverizmit që është gjallë sot

  • 5 years ago
Kush është Armiku i Popullit? A ka ekzistuar Armiku i Popullit gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipërinë e viteve 1944-1990. Kjo temë, ?Fytyra e Armikut të Popullit? ishte konferenca ndërkombëtare shkencore, që bëri bashkë ambasadorë të vendeve të ndryshme në Shqipëri, por edhe drejtues të institucioneve të larta zyrtare për të diskutuar më shumë rreth asaj, që është bërë deri më sot, edhe asaj që duhet bërë në të ardhmen. Drejtuesi i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa e konsideroi këtë termë, Fytyra e Armikut të Popullit, një ideologjizëm, që ka prodhuar racizëm në të gjithë Evropën Lindore edhe Qendrore gjatë epokës komuniste. Ndërsa, pyetjes, se :Kush është Armiku, kush është Fytyra e Armikut të Popullit, i përgjigjet duke thënë se:

?Unë ju them, se armiku i popullit jeni ju këtu në sallë, vazhdoni që të jeni ju. Ishit dje, keni qenë gjithmonë, jeni edhe sot edhe do të vdisni si armiq. Jeni edhe ju të nderuar shkëlqesi, të vendeve reaksionare, imperialiste, të borgjezisë perëndimore. Nën emrin tuaj janë burgosur mbi 100 mijë persona, internuar edhe pushkatuar. Kjo ishte fytyra e armikut, që ndahej në dy kampe, direkt i veprimit të brendshëm, me të cilin shteti diktatorial lante hesapet. Ndërsa, armiku indirekt, spiunazhet etj?, shprehet Agron Tufa.

Recommended