Report TV -Agron Tufa i ankohet Ruçit për Spartak Brahon

  • 5 years ago
TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me institucionet e pavarura, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së. Luigi Soreca gjatë fjalës së tij kërkoi rezultate të prekshme nga këta institucione dhe më shumë ambicie.

"Është urgjente që të arrijmë rezultate të prekshme. Kërkohet një angazhim i fortë. Për BE-në roli në ruajtjen e balancave dhe administrata publike janë shumë të rëndësishme. Ka progres, por ka ende shumë sfida.

Shqipëria duhet të furnizojë kapacitetin e institucioneve të pavarura. Parlamenti dhe qeveria të sigurojnë dhe të marrin masat për punën e rekomandimeve nga institucionet e pavarura. Presim rezultate dhe të ruani këtë qasje, të siguroni monitorimin transparent dhe të jeni më ambicioz" tha ai.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte kritik ndaj institucioneve. "Raportimet duhet të jenë sa më korrekte. Disa institucione nuk janë të qarta në raportim. Institucionet duhet të tregohen më të ndjeshme në rekomandime. Shërbimi i Monitorit duhet të trajtojë më imtësi çështjet me ndjeshmëri? tha Ruçi

Disa nga institucionet kërkuan rritje të stafit, por Ruçia tha se nëse do të kishte pasur vullnet edhe me gjysmën e punonjësve që kanë do të kishte pasur rezultate. Por kush ishin disa nga shqetësimet e tjera? Avokatja e Popullit u shpreh se "Kemi pasur probleme me ekzekutivin".

Agron Tufa, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit kërkoi nga Ruçi që të merrte masa ndaj Spartak Brahos. "Më ka bërë presion dhe shantazhe nga një deputet i shumicës, prita ndonjë reagim, por zonja Marku Balanca heshtën. Brahos ti tërhiqet vërejtje".

Por Ruçi nuk ishte i këtij mendimi. "Kjo tryezë nuk është për debate personale. Mua më kanë lancuar në gazeta dhe ekrane dhe nuk kam kërkuar askujt. Ka kosto kur jemi publikë...duhet të dimë ti ndajmë gjërat. Që unë të thërras si kujdestar konvikti....unë jam njëri prej tyre kam disa funksione ligjore dhe kushtetuese dhe nuk jam për të vendosur vërejtje për mendime personale" tha ai.

Recommended