PD rikthehet në KQZ: Jemi parti parlamentare! Biba: Nuk jeni pjesëmarrëse në zgjedhje
  • 5 years ago
Një ditë pasi komunikoi vendimin për të futur komisionerë në komisionet zonale, Partia Demokratike u kthye dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Njazi Kosovrasti ngriti disa pyetje mbi rendin e ditës, edhe pse ato nuk kishin të bënin me kthesën e opozitarëve për t'u përfshirë në administratën zgjedhore. Nënkryetari i KQZ, Denar Biba i propozuar nga PS, për herë të parë ngre pretendimin se PD, si parti që nuk është pjesë e zgjedhjeve, nuk duhet të ketë zë në diskutimet e KQZ.

"Intensiteti i pyetjeve më duket pak e tepruar. Duke mos qenë subjekt zgjedhor, me mirëdashje. Jeni subjekt zgjedhor, jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit?

Nga ky debat, del qartë se Njazi Kosovrasti, e quan Partinë Demokratike parti parlamentare, dhe pse kjo ka djegur të gjitha mandatet dhe ka përjashtuar të gjithë ata që morën më pas karriget në parlament.

"Jo, e çdo të thotë kjo. Por kam një nen. Unë jam parti parlamentare dhe si e tillë më takon të marr pjesë në KQZ dhe meqë ju dëshironi po ju citoj Kodin Zgjedhor", tha Kosovrasti.

Nga konsiderimi ose jo tanimi i PD-së dhe LSI-së si parti parlamentare do të vendoset më tej nëse do të pranohen apo jo komisionerët e këtyre partive. Ende, PD dhe LSI nuk kanë depozituar në KQZ një kërkesë me emrat e personave që duan të përfshijnë në administratë.
Recommended