Report TV -Protesta e 11 Majit/ Lihen në burg 20 persona

  • 5 years ago
Kanë dalë sot para gjykatës së krimeve të rënda 50 protestues të cilët u ndaluan nga policia pas protestës së 11 Majit.

Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për 20 protestues, 11 me arrest shtëpie dhe 19 detyrim paraqitje. Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore. Procesi gjyqësor është shoqëruar me reagime të forta ndaj gjyqtarit Arben Micko.

Ndërsa jashtë dyerve të Gjykatës kanë qenë edhe përfaqësues të opozitës.

Recommended