Report TV - Basha: Dhuna skenar i qeverisë, protestuesit paqësor! Le të derdhemi nesër në shesh
  • 5 years ago
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi është liruar nga policia, pas shoqërimit dje tek Parlamenti gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës përreth 7 orë. Shqiptarja.com mëson se Sait Dollapi është ende në Spitalin e Traumës, por pranë tij nuk ndodhet më asnjë efektiv policie, pasi është lënë i lirë.

Mbrëmë pas mesnate spitali ishte i rrethuar me forca policie, pasi Sahit Dollapi u shoqërua fillimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, por më pas për shkak të lëndimeve që mori gjatë protestës, ai u transportua në spital.

Dje opozita jo parlamentare për më shumë se 7 orë protestoi kundër qeverisë, në një tubim të zhvendosur nga kryeministria, tek Parlamenti dhe më tej tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe u përmbyll pas mesnate, në 01:30. Të treja këto institucione, së bashku me kryesinë e Kuvendit, u sulmuan me bomba molotov nga ana e protestuesve, ndërsa u dëmtuan efektivë policie që ndodheshin në rreshtat e parë të sigurisë.

Në një mbledhje urgjente në selinë blu pas mesnate, Basha doli me një vendim publik duke lajmeruar protesten tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shoqërimin e Sahit Dollapit dhe protestuesve të tjerë të shoqëruar, ndërkohë që të hënën në 18:30 u vendos të mbahet protesta e pestë kombëtare kundër qeverisë, për herë të parë në këtë hapësirë të afërt me njëra-tjetrën, kur më herët janë dashur muaj për zhvillimin e një proteste kombëtare.
Recommended