Report TV -Policia arreston konsullin e 'vetëshpallur' italian

  • 5 years ago
Massimiliano Nicolini, 43-vjeç nga Italia ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Nicolini akuzohet për mashtrim dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane.

Në 22 Nëntor të vitit 2018 ai është dënuar nga Gjykata e Breshias në Itali me 5 vite e 7 muaj burg.

Nicolini është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Për shumë vite ishte vetëshpallur si Konsull i Italisë në Shqipëri.

Në prokurori ndaj tij ka disa denoncime për veprën penale të mashtrimit. Ai akuzohet se ka mashtruar qytetarë të ndryshëm me anë të aplikimit të disa skemave financiare.

Në vitin 2012 ish e fejuara e tij shqiptare ka treguar për shqiptarja.com se si Nicolini kishte bërë në polici një denoncim të rremë ndaj Asllan Patriotit për vjedhje të makinës së tij tip Jaguar.

Vetë ajo ka deklaruar se është detyruar nga Nicolini të marrë një kredi prej 20 milionë lekësh dhe më pas është ndarë prej saj duke mos paguar as këstet në bankë.

Gjatë arrestimit Nicolinit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, aparate celular dhe disa dokumente.

Recommended