Historia TRAGJIKE në Berat, 16-vjeçarja vret veten pas përndjekjes nga shoku i gjimnazit!

  • 5 years ago
Kërcënimi me mesazhe dhe përndjekja disa ditore nga një 17-vjeçar është bërë shkak i vetëhelmimit me pesticide të një 16-vjeçarje në qytetin e Beratit dy ditë më parë.

Në gjendje të rënduar psikologjike e mitura, Adela Çaci merr aktin e vetëflijimit. Kjo gjendje e rëndë e saj nuk ishte vënë re nga familjarët, por as nga shokët e shoqet e klasës.

E mitura u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Beratit. Duke marrë shkas gjendjen e saj të rënduar, e reja u dërgua për ndihmë më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Adoleshentja ishte banuese në fshatin Fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë. Në të njëjtin gjimnaz është nxënës edhe përndjekësi i saj, D.K, i cili sipas policisë, tashmë është arrestuar.

Recommended