Siguria ushqimore/ Rama: Deri në 15 vite burg për shkelësit e ligjit

  • 5 years ago
Ndryshimet në Kodin Penal për sigurinë ushqimore u diskutuan ditën e sotme gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me grupe të interesit. Rama tha se ky sektor do të pësojë një ndryshim të rrënjësishëm teksa paralajmëroi dënime të rënda për të gjithë shkelësit e sigurisë ushqimore.

Dënimet tha ai do të variojnë në bazë të shkeljes duke nisur nga heqja e të drejtës së veprimtarisë, gjobë dhe heqje lirie deri në 15 vite burg, parashikuar për tregtim të jashtëligjshëm të mallrave, prodhim jashtë standardeve, tregtim jashtë afateve të përdorimit, manipulim i produkteve Bio dhe heqje të elementëve të sigurisë.

Rama kërkoi bashkëpunim për përmbushjen e këtyre kritereve dhe paralajmëroi të gjithë tregtarët dhe prodhuesit e produkteve ushqimore të bëjnë një krahasim mes shumës që pretendojnë të fitojnë dhe viteve që mund të kalojnë prapa hekurave. I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi

"Dua ta filloj nga e kundërta që do të thotë se sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq. Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar.

Nuk diskutohet se do të ishte e padrejtë që ne të të përpiqeshim të mbulonim rreziqet reale për produkte të rrezikshme. Është shumë e lehtë të sensibilizohesh dhe të bësh shpërndarje në rrjetet sociale kur shikon se policia bashkiake heq produktet që shiten në rrugë por nuk duhet të jetë kaq e vështirë për të kuptuar se kjo bëhet për të larguar produktet nga hapsirat që nuk i përmbushin standardet.

Sot kemi një siguri ushqimore më të lartë sesa kishim 5 vite më parë. Por jemi akoma larg së qeni në kushtet kur mund të themi që e kemi garantuar plotësisht garancinë e produkteve që u shiten konsumatorë, së dyti konkurrencën e drejtë dhe së treti rritjen e qëndrueshme të klompanive në kushtet e nje tregu që nuk nxjerr para duke kërcënuar sigurinë ushqimore.

Kjo është një betejë komplekse dhe e ngjashme me ato që kemi ndërmarrë për të vendosur rend. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor duhet të përballet me pasojat. Kush merr përsipër të cenojë shëndetin duhet të përballet me pasojat. Ai që e tregton produktin i cili është provuar i jashtëligjshëm do të dërgohet para ligjit. Nuk dua të hyj në shumë detaje dhe boshllëqe por dua të them shumë shkurt se prodhimi i rrezikshëm që dëmton veten dhe të tjerët sot referohen dhe janë faktikisht 65 materiale të tilla dhe përfundojnë në kosh. Këtu ne jemi të vendosur që të vendosim në Kodin e Ri penal në ndëshkimin me heqje lirie, me ndalimin e përjetshëm të personit për t'u marrë m...

Recommended