'Shqipja gjuhë e dytë...', policia dhe ARRSH heqin tabelat greqisht në Finiq
  • 5 years ago
Dy ditë më parë në Bashkinë Finiq rrugët janë mbushur me tabela në dy gjuhë greqisht dhe shqip. Por ajo që ka sjellë reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjyhë dytësore. Këto tabela, shumica prej tyre u shkatërruan që ditën e parë që u vendosën, megjithatë Bashkia e Finiqit i vendosi sërish.

Së fundmi për heqjen e këtyre tabelave ka reaguar edhe shteti shqiptar, ku ARRSH dhe policia organizuan një aksion gjatë natës për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave që shqipen e konsiderojnë gjuhë të dytë në Finiq. Ky veprim është kundërshtuar nga banorët që i përkasin pakicës greke, por sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin.

Në ligjin "Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore".
Recommended