RENEA rrethon me snajper Komunën e Parisit, kapet shkodrani i grupit 'Lici', ja si u zbulua

  • 5 years ago
TIRANE-Arrestohet në Komunën e Parisit një anëtar i fisit Lici në Shkodër. Ai është Barush Bregu 33 vjeç, ndërsa Report Tv ka siguruar foton e të riut që është prangosur mesditën e sotme. Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje.

Gjate aksionit në shtatorin e kaluar në banesën e vëllait të vrarë të Licëve, Fatbardh Lici, është gjetur një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut. Prej 8 vitesh ai është një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogarit të grupit Lici.

Dikur shok me Asmer Bilalin, tashmë i arrestuar si pjesë e grupit 'Bajri', policia thekson se Barush Bregu është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal, pa specifikuar emrin, që Report Tv mësoi se bëhet fjalët për grupin e fisit Lici dhe se është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për ?trafikim të lëndëve narkotike".

Po gjatë operacionit të ditës së sotme u arrestua në flagrancë dhe Bajram Çekorja 21-vjeç, banues në Shkodër për përkrahje të autorit, pasi e ndihmoi që të fshihej në Tiranë. Dy të rinjtë u arrestuan në një banesë të marrë me qira te Komuna e Parisit. Pas arrestimit mesditën e sotme në Tiranë të Bregut dhe shokut të tij, ata janë transportuar në qytetin e Shkodrës dhe ditën e hënë do të dalin para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Burime pranë policisë pohojnë se operacioni 'Kompleksi' është në vijim. Ndërhyrja e RENEA-s sot zgjati një orë dhe erdhi pas 10 ditësh vëzhgim. Operacioni u ndoq nga afër nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ku u panë agjentë të RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve. Report Tv solli pamjet ekskluzive nga operacioni. Sa i përket grupit 'Bajri', ai u godit në shtator të vitit të kaluar në Shkodër dhe në Tiranë duke sjellë shumë arrestime (lexo ketu).

Në dy vitet e fundit si pasojë e përplasjes së dy fiseve në Shkodër janë shënuar disa viktima dhe të plagosur. Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali janë dy viktimat e fundit nga seria e përplasjes. Ata u vranë në datë 30 mars, ndërsa në 26 prill u arrestuan dy persona të cilët akuzohen se kanë ndihmuar ekzekutori kryesor, Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim.

Recommended