Rama ironizon opozitën në Ishull Lezhë: Mbase bëjmë një vend që ofrojmë turizëm protestash
  • 5 years ago
Ndër të tjera kryeministri ka thumbuar edhe opozitën që prej kohësh proteston kundër qeverisë. Rama ka thënë se protestat e opozitës mund të futen në një guidë turistike.

"Mbase bëjmë një vend që ofrojmë turizëm protestash, mund të jetë një nga atraksionet tona. Duke qënë se janë protesta me orare dhe vende të caktuara dhe skenografinë për të impresionuar njerëz, fare mirë mund të përfshihen në kalendarin tursitik. Pavarasisht se është rrisku për tu marrë si protestues dhe rritet artificialisht pjesmarrja". ka deklaruar Rama.

"Ulja e TVSH në 6% e hoteleve është një histori suksesi, dhe duhet të bijmë dakort se nuk mund ta lëm informalitetin. Shqipëria me 5 yje po flitet shumë dhe janë realitete në kontrata. Së fundmi përfunduam procedurën për të kontraktuar aksin e ri Milot-Balldren, procesi SHëngjin-Velipojë ka nisur. Besojmë brenda pak muajsh do ta financojmë me Bankën Europiane për zhvillim. Këto janë dy do të lehtësojnë shumë nga ngarkesa. Do ti japin Shëngjinit një frymarrje të re dhe mundësira shumë të mëdha. Kemi parë raste të mjaftueshme me hoteliere dhe që nuk mund të justifikohen më, për dhënien leje për forma të papajtushme. Në vend të ngrehinave të larta për një bregdet, pa diskutim që do ishte vija më e frektuentuar. Duhet të sunojmë me bukuri si ktu. " ka përfunduar Rama.
Recommended