Basha mbyll protestën gjysmë ore më herët: Me Ramën s'ka Evropë!

  • 5 years ago
Gjysmë orë më para nga sa kishte paralajmëruar nga protesta dy orëshe, kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbylljen e tubimit, që e quan mosbindje civile përmes bllokimit të rrugëve. 12 akset kryesore në vend u liruan rreth orës 19:30, në protestën e nisur prej orës 18:00.

Basha tha se protesta ishte një mesazh se kryeministri Edi Rama duhet të iki. Me Edi Ramën nuk ka Evropë, tha Basha - por vetëm krim, drogë, pasiguri dhe papunësi.

"Nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për demokraci. Mirënjohje të veçantë mijërave automobilistëve që janë bashkuar me protestën tonë. sic janë bashkuar me qindra mijëra qytetarë të tjerë, jo thjesht të ndalur në trafik në këtë akt të paprecedentë në historinë tonë të lirisë dhe pluralizmit, por të vendosur si ju, që përmes solidaritetit me protestën, e gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë, Rama ik! Rama ja mbylli sërish dyert Evropës. Unë e di që këtu në protestë janë bashkuar hallet dhe problemet e qindra dhe mijëra të rinjve, nga Elbasani dhe anembanë Shqipërinë, që sot jetojnë në kohë më të pasigurta", tha Basha.

Basha këmbënguli sërish se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore. "Bllokimi i rrugëve është një sakrificë, por një investim për të zhbllokuar rrugën drejt punësimit dhe sigurisë" - tha Basha.

Recommended